Softuer

Pajisje mobile me Windows Mobile 6.5, në treg gjatë tetorit

Publikuar , 01 Shtator 2009
0
Pajisje mobile me Windows Mobile 6.5, në treg gjatë tetorit

Kompania e bazuar në Uashington ka thënë në një deklaratë se celularët e rinj do të arrijnë nëpër raftet e dyqaneve me 6 tetor dhe do të jenë të parët që do të përmbajnë versionin më të fundit të softuerit mobil, Windows Mobile 6.5.

Microsoft tha se gjenerata e re e “Celularëve Windows” do të veçohet me një shfletues mobil Internet Explorer të ridizjanuar dhe se një numër i madh i aplikacioneve do të jenë të gatshme për pajisjet gjegjëse.

Thuhet se bartësit e telekomunikacionit dhe të tregjeve të pajisjeve të dorës anembanë botës, planifikojnë të përfshijnë celularë me Windows Mobile 6.5.

Microsoft ka identifikuar partnerët e saj në Amerikën Veriore, ku bëjnë pjesë operatorët mobilë AT&T, Bell Mobility, Sprint, TELUS dhe Verizon Wireless ndërsa prodhuesit e celularëve që gjithashtu llogariten si partnerë janë HP, HTC Corp., LG Electronics, Samsung dhe Toshiba Corp.

Në Evropë, partnerët mobil janë Orange, Dutsche Telekom AG dhe Vodafone Group Plc, ndërsa prodhuesit e celularëve janë Acer, HTC, LG Electronics, Samsung, Sony Ericsson dhe Toshiba.

Zyrtarët e kësaj kompanie në deklaratën e tyre gjithashtu bënë të ditur edhe partnerët tjerë në Amerikën Latine dhe në Azi.

LEXO EDHE:  Skype dyfishon numrin e bashkëbiseduesve për thirrje në grup

Lajmet e fundit>