Harduer

Pajisje të reja për përpunim optik të informacionit

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
Pajisje të reja për përpunim optik të informacionit

“Dioda pasive optike” është ndërtuar nga dy unaza të vogla nga silici që kanë diametër prej 10 mikroneve, ose rreth një e dhjeta e gjerësisë së qimes së njeriut. Për dallim nga diodat e tjera optike, kjo nuk kërkon ndihmesë të jashtme për të dërguar sinjale dhe mund të ndërlidhet me çipet e kompjuterëve.

Dioda është në gjendje që të bëjë bartje joreciproke, duke nënkuptuar që ai bart sinjale në vetëm një drejtim, duke e bërë të mundshëm përpunimin e informacionit, tha Minghao Qi, i cili është profesor i asociuar i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin Purdue.

“Kjo bartje një-kahore është pjesa më thelbësore e një qarku logjik, kështu që diodat tona hapin derën e përpunimit të informacioneve optike,” tha Qi.

Diodat janë përshkruar në një letër që të bëhen publike online më 22 dhjetor në gazetën Science. Kjo letër ishte shkruar nga studentët e diplomuar si Li Fan, Jian Wang, Leo Varghese, Hao Shen dhe Ben Niu, hulumtuesi i asociuar Yi Xuan, Weiner dhe Qi.

Megjithëse kabllot fiberoptike janë instrumente në bartjen e sasive të mëdha të të dhënave përgjatë oqeaneve dhe kontinenteve, përpunimi i informacionit është i ngadalësuar dhe të dhënat janë të dyshimta për sulme të mundshme kibernetike kur sinjalet optike duhet të përkthehen në sinjale elektronike për t’u përdorur në kompjuter dhe anasjelltas.

“Ky përkthim kërkon pajisje të shtrenjta,” tha Wang. “Ajo që ju do të ishit në gjendje të bëni më tepër është të fusni fibrin drejtpërdrejt në kompjuter pa nevojë të përkthimit dhe ju pastaj merrni shumë bandwidth dhe siguri.”/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Lajmet e fundit>