Harduer

Pajisjet Amazon Alexa kanë qenë të ekspozuara ndaj hakerëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Gusht 2020
0
Që të realizohej hakimi mjaftonte që përdoruesi të klikonte një lidhje Amazon. Firma e sigurisë ka vënë në dijeni Amazon për problemin i cili mesa duket është adresuar. Pajisjet Amazon Alexa kanë qenë të ekspozuara ndaj hakerëve

Një problem sigurie në Amazon Alexa mund tu ketë dhënë hakerëve mundësinë për të aksesuar informacione personale apo historik bisedash.

Sipas një hulumtimi të Check Point Research, sulmuesit mund të instalonin apo të fshinin aplikacione në një pajisje pa qenë në dijeni përdoruesi i Amazon Alexa.

Që të realizohej hakimi mjaftonte që përdoruesi të klikonte një lidhje Amazon dhe menjëherë sulmuesi merrte një listë të aftësive të instaluar atë Alexa njohur edhe si “skills.”

Për Check Point problemi i sigurisë ishte serioz sidomos nëse përdoruesit kishin të instaluar aftësi bankare për të kontrolluar balancën e llogarive.

Firma e sigurisë ka vënë në dijeni Amazon për problemin i cili mesa duket është adresuar.

Në Janar Amazon kishte thënë se qindra miliona pajisje Alexa po përdoren në mbarë botën duke na treguar sesa kritik ka qenë problemi i sigurisë.

Por kompania ngulmon se nuk është përdorur nga një haker. Sulmuesit jo vetëm që mund të ndryshonin aftësisë – Skills – por edhe të regjistronin bisedat mes përdoruesit dhe pajisjes.

Check Point vijon duke thënë se sulmi mund të përdorej edhe për të vjedhur informacione bankare dhe informacione personale si adresa.

Amazon tha se Alexa ka sisteme të cilat parandalojnë arritjen e dyqanit të Alexa Skills dhe se hakerët nëse realizojnë sulmin duhet të kalojnë për procese verifikimi. shqetësimi më i madh janë padyshim regjistrimet audio. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja kompania e radhës teknologjike që vlerësohet me mbi 1 trilionë dollarë