Lajmet

Pajisjet me prekje nuk janë ato që po shesin Windows 8

Publikuar , 17 Gusht 2013
0
Pajisjet me prekje nuk janë ato që po shesin Windows 8

Para disa muajsh Microsoft-i mendonte seriozisht se një ndër faktorët kryesorë që do të ishte vendimtar në shitjet e Windows 8 ishte aftësia e prekjes.

Megjithatë, sot, mesa duket, ky mendim nuk është i vërtetë pasi konsumatorët besojnë se nuk ia vlen të shpenzojnë ekstra për të blerë një laptop me prekje.

Sipas IDC, dërgesat për shitje të laptopëve me prekje janë dukshëm më të ulëta se parashikimet e bëra nga prodhuesit e kompjuterëve, si Acer, presidenti i së cilit u shpreh në maj se deri në fund të vitit, 30% deri në 358% e notebook-ëve të kompanisë do të kishin ekrane me prekje.

“Parashikojmë që 17% deri në 18% e gjithë notebook-ëve do të jenë me prekje këtë vit, u shpreh Bob O’Donnell, analist në IDC. “Megjithatë, sot, kjo shifër na duket mjaft e lartë.” Ai përfundoi se IDC parashikon që notebook-ët me prekje të përbëjnë vetëm 10% deri 15% të gjithë laptopëve.

Të gjitha këto shifra prezantojnë lajme të këqija për Microsoft-in, fushata e marketingut të së cilit për Windows 8 ka pasur në qendër të vëmendjes pikërisht këtë karakteristikë. Gjithsesi, kompania mendon tashmë se nëse PC-të me prekje do të ishin më të përhapur, Windows 8 do të kishte pasur më tepër sukses. (PCWorld Albanian)

windows 8 laptop

LEXO EDHE:  Amazon rrëmben kurorën e kompanisë më me vlerë në botë

Lajmet e fundit>