Lajmet

“Pajisjet që vishen” patën shitje tre herë më të larta se një vit më parë, pritet rritje 500% deri në 2018-n

Publikuar , 12 Prill 2014
0
“Pajisjet që vishen” patën shitje tre herë më të larta se një vit më parë, pritet rritje 500% deri në 2018-n

fitnesstrackers_primary-100159905-orig-100261122-largeTë gjithë të pasionuarit pas teknologjisë e dinë shumë mirë se sa në modë dhe se sa po përhapen të ashtuquajturat “pajisje që vishen”. Por sa po shiten ato realisht? Sipas rezultateve të firmës kërkuese të tregut, IDC, shitjet janë trefishuar në një hark kohor prej një viti dhe parashikohen të rriten me 500% gjatë katër viteve të ardhshme.

Në raportin e publikuar, IDC parashikon se shitjet botërore të këtyre pajisjeve do të tejkalojnë 19 milionë njësi gjatë këtij viti. Deri në 2018-n, ato do të arrijnë 112 milionë njësi, duke pasur një rritje vjetore prej 78.4%, me pak fjalë, në vetëm katër vite parashikohet një rritje prej 500%.

Ndër këto pajisje përfshihen orët inteligjente, të cilat lidhen me smartfonët, dhe mesa duket, po ecin mirë në treg. Një pajisje tjetër është edhe Google Glass, e cila është ende në zanafillat e saj, por që në vitet në vijim pritet të adoptohet gjerësisht nga përdoruesit mobile. Padyshim, pajisjet që vishen janë një temë mjaft e diskutuar dhe shumë kompani, të mëdha apo të vogla, duke filluar nga Google e Intel, e deri tek emrat e panjohur si Goqii apo XOEye, po konkurrojnë fort në treg.

Megjithatë, një studim i fundit nga Endeavor Partners tregon se më shumë se gjysma e njerëzve që kanë blerë një pajisje që lidhet me ndjekjen e aktivitetit, kanë hequr dorë nga këto pajisje pas një farë kohe.

Me pak fjalë: pajisjet që vishen po rriten dhe do të vazhdojnë të rriten. Megjithatë, tregu është ngopur me pajisje që nuk vlejnë dhe kërkon diçka vërtet të dobishme dhe inovative. Do të jetë në dorën e prodhuesve të teknologjisë të vendosin për të ardhmen e këtyre pajisjeve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Procesori Snapdragon 8150 thyen Kirin 980, mund Apple A12

Lajmet e fundit>