Biznes

Pajtohen Zynga e Facebook

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Pajtohen Zynga e Facebook

E njëjta ndoshta mund ët thuhet se vlen edhe për Facebook, e cila nuk do të mund të ishte aq e madhe po të mos ishin lojërat sociale të Zynga. E kjo është edhe arsyeja pse këto dy kompani edhe zyrtarisht janë pajtuar të vazhdojnë marrëdhënien e tyre simbolike edhe për pesë vite të tjera. Marrëveshja përfshin rritjen e përdorimit të kreditove të Facebook, si valutë të lojërave të Zynga.

Komunikata për media është mjaft e thatë për sa i përket termeve të marrëveshjes, dhe nuk përmend ndonjë ndryshim tjetër, apo nëse Zynga do të ketë privilegje të cilat nuk i kanë zhvillues tjerë. Është e qartë se të dy kompanitë duhet të mbajnë njëra tjetrën të lumtur, sepse lojërat e Zynga luhen nga më shumë se 200 milion përdorues të Facebook, dhe Facebook është pothuajse model biznesi i Zynga-së.

Sipas pjesës më specifike të komunikatës, thuhet se “Zynga është duke testuar Facebook Credits në lojëra të përzgjedhura dhe do ta zgjerojë në më shumë tituj tjerë gjatë muajve të ardhshëm”. Termet e marrëveshjes mes Facebook dhe Zynga nuk janë bërë të ditura

LEXO EDHE:  Sanksionet Amerikane do të reduktojnë me 40% shitjet e smartfonëve Huawei tha CEO i kompanisë

Lajmet e fundit>