Analiza

Paketa e re e rrjetit elektrik nga Belkin: E shpejtë, por jo Gigabitëshe

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Paketa e re e rrjetit elektrik nga Belkin: E shpejtë, por jo Gigabitëshe

Nëse paketa Gigabit Powerline HD Starter e Belkin do të arrinte shpejtësinë e saj nominale të transferimit prej 1000 megabit për sekondë, do të ishte pesë herë më e shpejtë se paketa AV+ Starter, e cila premton një shpejtësi lidhjeje prej 200 mbps. (Në testin tim AV+ arriti mesatarisht 68 mbps, kështu që mendova se Gigabit do të arrinte 300 mbps.)
Por performanca e kitit të ri luhatej midis 112 dhe 157 mbps dhe megjithëse paketa Gigabit është dy herë me e shpejtë se AV+, unë preferoj të dytën. Meqenëse transmetimi i një videoje Full HD nga PC-ja në një TV kërkon një shpejtësi transferimi prej 20-25 mbps, brezi që mbetet është i dobishëm për funksione si backup rrjeti etj.
Gjithashtu paketa Gigabit dukej më e ndikueshme nga interferencat se AV+. Dhe dy përshtatësit e paketës Gigabit kanë një portë secili (përshtatësi i vetëm i paketës AV+ ka tre porte ethernet-i). Për më tepër, paketa Gigabit nuk mund të qëndrojë mbi tavolinë sepse vendoset direkt në mur.
Sipas Belkin, Gigabit dhe AV+ janë produkte që mund të ndërveprojnë, por Gigabit ende duhet të marrë certifikimin Home Plug AV, çka do të garantonte ndërveprueshmërinë.
Berklin Gigabit Powerline HD shpalos performancë të mirë dhe është i thjeshtë në instalim. Thjesht do të doja të mos i mungonin disa tipare të vlefshme të paketës AV+.

LEXO EDHE:  Ja pse Apple ka vendosur të mos publikojë numrin e iPhone të shitur

Lajmet e fundit>