Lajmet

Paketa iWork e Apple ofrohet pa pagesë për shkak të një gabimi në Mac App Store

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Paketa iWork e Apple ofrohet pa pagesë për shkak të një gabimi në Mac App Store

pages_screen_610x384Sipas një raportimi, paketa iWork e Apple, rivalja në treg e paketës Office të Microsoft-it, është bërë së fundmi subjekt i një gabimi në Mac App Store që ka mundësuar përdorimin pa problem të kësaj platforme edhe për ata persona që nuk kishin paguar.

Në fillim të kësaj jave, përdoruesit e iWork që kishin shkarkuar versionin pa pagesë me afat 30 ditë, kanë raportuar se mundën të përditësonin softuerin në versionin e fundit pa paguar.

Mesa duket problemi ka të bëjë me paaftësinë e Mac App Store për të përcaktuar nëse përdoruesi po përdor një version provë pa pagesë apo një paketë të blerë me çmimin e plotë.

Paketa iWork ofrohet pa pagesë për ata që blejnë Mac, megjithatë ata përdorues që kanë pajisje të vjetra dhe shkarkojnë versionin provë (30 ditë pa pagesë) do të duhet që në përfundim të kësaj periudhe të paguajnë çmimin përkatës për të pasur akses të plotë ndaj aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple sjell një iPhone buxhetor vitin e ardhshëm po aq i fuqishëm sa iPhone 11

Lajmet e fundit>