Softuer

Palm WebOS përfiton përditësimin “3D”

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
Palm WebOS përfiton përditësimin “3D”

Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se nuk do të ketë nevojë për syze 3D apo diçka të ngjashëm të teknologjisë së re që po paraqitet në treg, por në vend të kësaj bëhet fjalë për një avancim grafik që i bënë lojërat në këto pajisje të duken më reale dhe ofron disa elemente të reja që shtojnë ndjenjën e thellësisë në lojë.

Përditësimi sjell WebOS në versionin 1.4.5. Gjithashtu ajo shton disa avancime funksionale dhe arnon një problem të vogël të shkarkimit.

Pam për herë të parë ka paraqitur luajtjen 3D në CES gjatë muajit janar, por duket se konkretizimi ka arritur tek sot. Në mesin e titujve të lansuar për platformën në fjalë gjendet edhe Need for Speed Undercover, The Sims 3 dhe Let’s Golf.

LEXO EDHE:  YouTube ndryshime të reja në sistemin e mbrojtjes dhe deklarimit të të drejtave të autorit

Lajmet e fundit>