Harduer

Pamje të iPhone 5 në 3D

Publikuar , 22 Gusht 2012
0
Pamje të iPhone 5 në 3D

Janë përhapur disa thashetheme, fotografi dhe gjatë ditës së djeshme ishte publikuar edhe një video që tregonte të gjitha veçoritë dhe komponentët e përfolur të iPhone 5.

Videoja, e gjetur nga RazorianFly, tregon dizajnin e iPhone bazuar në publikime të ndryshme të faqes aziatike iLab Factory.

iPhone përmban ekran më të gjatë dhe më të hollë. Pajisja e fundit e Samsung-ut, Galaxy S3 është paraqitur afër iPhone-t për krahasim.

Nuk është e qartë çfarë do të jetë e përfshirë në gjeneratën e ardhshme të iPhone kur ky i fundit të hidhet në treg.

Në thashetheme thuhet se Apple planifikon të zbulojë iPhone 5 gjatë një ngjarjeje më 12 shtator dhe ndërmarrja do të fillojë të pranojë porosi po atë ditë. (PC World Albanian)[youtube id=”CS4ONMGU0U8″]

LEXO EDHE:  Një përditësim softueri nxjerr plotësisht jashtë funksioni orët Apple Watch

Lajmet e fundit>