Analiza

Pamjet dhe përshtypjet e para mbi iPhone 4S

Publikuar , 14 Tetor 2011
0
Pamjet dhe përshtypjet e para mbi iPhone 4S

PCWorld Albanian për shkak të rrethanave dhe kufizimeve teknike ende nuk mund të pranojë pajisje për testim, megjithatë ne siç e kemi zakon ju njoftojmë duke iu referuar burimeve tona se çfarë ka të re nga bota e teknologjisë dhe çka ju pret. iPhone 4S, siç e keni parë deri më tani, përmban të njëjtin dizajn sikurse paraardhësi i tij iPhone 4, që është dizajni më i mirë i Apple deri më sot, ndërsa në enterier iPhone 4 dallon dhe ka disa veçori unike, si procesorin Apple A5 që gjendet edhe në iPad 2.

iPhone 4S ofrohet me iOS 5, dhe ju nuk duht të keni një Mac apo PC për ta aktivizuar, pasi që tanimë është kuptuar se mund të aktivizohet dhe instalohet çdo gjë përmes iCloud, duke shfrytëzuar WiFi. Kamera në iPhone 4S është 8 megapikselëshe, me një mundësi për të incizuar video 1080p FULL HD në kualitet të lartë dhe të gjatë, ndërsa për krahasim iPhone 4 ka vetëm një kamerë 5 megapikselëshe, kështu që në këtë repart kemi një përmirësim që ndërlidhet jo vetëm me numrin por edhe me sensorin e ri që është integruar dhe zhvilluar prej fillimit nga Apple.

Një prej veçorive kyçe të iPhone 4S është asistenti virtual me zë i Apple, që mund të pranojë pyetje prej jush, dhe mund t’ju sjellë përgjigje, edhe pse nuk ja qëllon gjithherë se çfarë po dëshironi. Ju mund t’i kërkoni Siri’t që të vendos përkujtues, të thërras numra telefoni dhe të dërgojë mesazhe me tekst apo email, dhe që të gjitha me komanda me zë. 

Tani përveç 16GB dhe 32GB, në ofertë ka edhe 64GB, edhe pse iCloud mund të jetë zgjidhja e duhur për ju për shumicën e fotografive, videove apo aplikacioneve, duke mos pasur nevojë për tërë atë magazinë shtesë në celularë. Kuptohet duhet të keni lidhje interneti për të funksionuar si është më së miri.

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Në përgjithësi përshtypjet e para për iPhone 4S janë mbresëlënëse (edhe për ne që po e shohim vetëm nga videot dhe imazhet), dhe sigurisht Apple ka arritur të krijojë  edhe një iPhone tjetër të shkëlqyer, më të shpejtë, me kamerë më të mirë dhe me një shtojcë të re të quajtur Siri. 

Por a ia vlen të blihet? Juve që keni iPhone 4 dhe që jeni entuziast të Apple nuk ka kush t’ju ndal, e juve të tjerëve që ende po mendoheni, ndoshta do të arrijmë të bëjmë një analizë më të detajuar për rekomandime. Na komentoni mendimet tuaja më poshtë. /pcworldalbanian

Imazhet nga: www.geeky-gadgets.com dhe video nga: www.gizmodo.com

Lajmet e fundit>