Panairin e hapën përfaqësues të kompanisë CEO, zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, të shoqatës STIKK, etj.
Lulzim Zeqiri, zëdhënës i CEO tha në fjalinë e tij se ky panair ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe për zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative.
Në anën tjetër, përfaqësuesi special i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Agim Kukaj u shpreh se Ministria do të vazhdojë përkrahjen e zhvillimit të këtij sektori dhe se këtë vit prioritet i Ministrisë do të jetë sigurimi i ccTLD-së së Kosovës dhe krijimi i nyjës së internetit.
Pas kësaj, fjalën e mori edhe përfaqësuesja e STIKK, Vjollca Qavolli, e cila u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin me CEO për organizimin e Panairit të Teknologjisë.
ITTF, do të qëndrojë i hapur deri më 29 maj të këtij viti, dhe në të marrin pjesë kompani si IPKO, PTK, Art House, Smartech, STIKK, Bilanc, etj.
Natyrisht mos harroni të vizitoni stendën e PC World Albanian, ku do të gjeni shumë gjëra atraktive.