Biznes

Panairi ndërkombëtar i ndërtimit RealEX Tirana 2012

Publikuar , 05 Shtator 2012
0
Panairi ndërkombëtar i ndërtimit RealEX Tirana 2012

Nën mbështetjen e Shoqatës së Ndërtuesve të Republikës së Shqipërisë nga data 4-6 Tetor, në Tiranë do të mbahet ngjarja më e rëndësishme e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme RealEX 2012.

Ky event do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kurse Bashkia e Tiranës do të jetë e para që do të prezantoj maketet për zhvillimin e qytetit të Tiranës.

Në këtë ngjarje poashtu do të marrin pjesë disa nga kompanitë më të mëdha ndërtuese dhe prodhuese nga vendi, rajoni dhe më gjërë.

Evenimenti tashmë është regjistruar si një ndër aktivitetet kryesore të 100 vjetorit të pavarsisë së Republikës së Shqipërisë dhe pritet të vizitohet nga funksionarë të lartë të shtetit, grupe të interesit dhe partner të ftuar si delegat nderi në ditët e evenimentit, nga vendi dhe më gjërë.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë eveniment, të parin dhe të vetmin të këtij lloji në Shqipëri, ju mund të vizitoni web faqen zyrtare të kompanisë Leoron Events. Poashtu këtu mund të shkarkoni broshurën ku do të informoheni rreth aktiviteteve në këtë ngjarje.

LEORON Events është një kompani lidere në industrinë e event menaxhmentit e specializuar në organizimin e evenimenteve të ndryshme të biznesit me qëllim të krijimit të eventeve më të mira në formën e ekspozitave dhe konferencave në mënyrë që t’u ofrojë klientëve të vet përparësi të mira për promovimin dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një arsye më shumë për ta pëlqyer Twitter

Lajmet e fundit>