Harduer

Panasonic prezantoi kamerën e parë me sensor “organik”

Publikuar , 29 Tetor 2018
0
Rezultati është mahnitës në një situatë me shumë kontrast si për shembull në një stadium me dritë të fortë dielli. Panasonic prezantoi kamerën e parë me sensor “organik”

Në fillim të vitit Panasonic prezantoi sensorin e ashtuquajtur organik i cili siguron një gamë dinamike më të mirë dhe ndjeshmëri më të lartë në dritë të paktë.

Sot kompania prezantoi kamerën e parë me sensorin organik 8K AK-SHB810.

Ndryshe nga sensorët CMOS të zakonshëm, një sensor organik ka dy nivele: një film organik fotokonduktiv dhe një qark ndaras.

Rezultati është mahnitës në një situatë me shumë kontrast si për shembull në një stadium me dritë të fortë dielli.

Gjithashtu në rastin kur shkrepja është më e madhe sesa 120 sekonda, i tërë sensori lexohet me njëherë dhe jo vijë pas vije siç ndodh me DSLR-të apo kamerat me pasqyrë.

Panasonic do të nxjerrë në shitje pajisje në fund të 2019-ës për një çmim që ende nuk dihet. Me shumë gjasa do të kushtojë një pasuri.

Është një rastësi të shohim një kompani tjetër e cila trumpeton liderin e tregut Sony dhe krijuar konkurrencën shumë të nevojshme për inovacionin/ PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtoni privatësinë në Android dhe iOS me DNS-të e Cloudflare

Lajmet e fundit>