Analiza

Në detaje: Videokamera 3D, Panasonic HDC-SDT750

Publikuar , 26 Nëntor 2010
0
Në detaje: Videokamera 3D, Panasonic HDC-SDT750

Regjistrimi i imazheve në formatin 3D tashmë është po aq i lehtë sa edhe bashkangjitja e lenteve konvertive 3D, të cilat vijnë së bashku me videokameran e parë në botë për përdorim masiv* në formatin 3D, e emërtuar HDC-SDT750. Mjaft e fuqishme, me imazhe 3D vërtetësisht-jetësore, të ngjashme me ato të krijuara nga Teknologjitë e Rregjistrimit në formatin 3D të Panasonik-ut për përdorim në filmat e Hollivudit, tani mund të regjistrohen lehtësisht dhe të shihen në shtëpi.

Madje edhe sikur të mos bashkangjiten lentet konvertive 3D, ekzistojnë  mënyra të panumërta për të shijuar kënaqësi me SDT750. Kjo videokamera inovative paraqet një hap evolucionar përpara në krahasim me shumë modele të Panasonic-ut që kanë joshur përdoruesit në mbarë botën. Ajo është e pajisur me një gamë të gjerë funksionesh të sofistikuara, duke përfshirë sistemin 3MOS, i cili dallohet për Teknologjitë e Avancuara për Reduktim të Zhurmës (RZH), regjistrim prej 1080/50p, regjimin IA (Auto Inteligjent) në HYBRID OIS-in e ri (Stabilzuesin Optik të Imazhit), si dhe një tërësi të pasur kontrollesh manuale.

  • Si një videokamerë konsumuese me lente konvertive 3D për standardin AVCHD (që nga 1 Korriku i 2010).
  • Për riprodhim të imazheve 3D janë të nevojshme një TV aparat i aftë për të riprodhuar paralelisht 3D, syze 3D dhe kabëll HDMI

Panasonic 3D HDC-SDT750Si rezultat i hulumtimit të realizuar në bashkëpunim me studiot filmike Hollivudiane pergjatë viteve, Panasonic-u ka zhvilluar një kamerë sistemore profesionale 3D dhe ia ka arritur qëllimit në sjelljen e Imazheve 3D me cilësi të lartë tërësisht në HD edhe nëpër shtëpi, për t’i parë ato në TV-të 3D kompatibile  Hapi i rradhës eshtë zhvillimi i videokameras së parë 3D në botë për përdorim të përditshëm*, e quajtur HDC SDT750, e cila lejon imazhet 3D të regjistrohen në shtëpi, thjesht duke iu bashkangjitur një lente konvertive 3D. Falë teknologjisë së integruar transmetuese Panasonic,  kjo videokamerë sitstemore 3MOS e re, u lejon përdoruesve të krijojnë filmat e tyre personal 3D me lehtësi, gjë që më parë vetëm prodhuesit filmik profesional ishin në gjendje ta bënin. Duke e kombinuar me një TV VIERA 3D dhe një riprodhues Blu-ray DiscTM, modeli SDT750 ua mundëson ruajtjen e kujtimeve të çmuara të shokëve dhe familjes në imazhe të gjalla realistike, për të zgjeruar më tej botën argëtuese të përjetimit 3D edhe në shtëpi.

LEXO EDHE:  5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Madje edhe pa bashkangjitjen e lenteve konvertive 3D, ka shumë mënyra për të shijuar kënaqësi me SDT750, e cila ka evoluar në krahasim me modelet e mëparshme të Panasonic-ut, të cilat gëzuan popullaritet të madh në mbarë botën. Sistemi 3MOS, falë teknologjisë së avancuar për Reduktim të Zhurmës, imazhet nën ndriçim të dobët i regjistron madje edhe më bukur se kurdoherë më parë. Funksionet tjera të sofistikuara përfshijnë regjistrimin 1080/50p për Imazhe ultra-të-pastra, regjimin IA në HYBRID O.I.S-in e ri, dhe një tërësi të pasur funksionesh manuale të kontrolluara nga një unazë manuale për regjistrim të lehtë dhe kreativ.Panasonic 3D HDC-SDT750

Ndjeshmëria e lartë e sistemit 3MOS siguron një numër pikselësh efektiv në imazhet filmike prej 7.590.000 pikselësh (2.530.000 piksela x 3). Por edhe me këtë numër të lartë pikselësh, teknologjia e posazhvilluar rrit ndjeshmërinë ndërsa tutje  teknologjia e avancuar për Reduktim të Zhurmës, krijon imazhe të ndritshme me zhurmë minimale, madje edhe kur veprohet nën ndriçim të dobët. Kjo i maksimizon karakteristikat 3MOS të riprodhimit të shkëlqyer të ngjyrave, rezolucionin e lartë dhe gradacionin e pasur, duke i mundësuar përdoruesit të regjistgroj imazhe me ngjyra të gjalla, si në vende mirë të ndriçuara poashtu edhe në të errëta apo vende dobët të ndriçuara.

Rregjistrimi 1080 / 50p i(Regjistrim Progresiv Tërësisht ne HD (Full-HD) 1920 x 1080, 50 ) me SDT750 prodhon imazhe mjaft ekspresive, duke mos humbur asnjë detaj dhe pa dridhje gjatë regjistrimit konvencional 1080 i (të gërshetuar).

Funksioni IA (Auto Inteligjent), i cili ishte shumë i popullarizuar në modelet e mëparshme, është gjithashtu i përfshirë, me çka gjithkujt i lehtësohet mundësia për videoshënime të mrekullueshme. SDT750 së fundmi përfshin edhe Sistemin HYBRID O.I.S (Stabilizuesin Optik të Imazhit) për të sjellë imazhe të bukura, me kualitet të qartë, në HD edhe në formatin telefoto.

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve çuditërisht po rriten

Karakteristikat themelore të HDC-SDT750:

  • Procesi i Filmimit / Riprodhimit
  • Imazhe 3D të fiksuara me Lente Konvertive 3D
  • Sistemi i avancuar 3MOS
  • Crystal Engine PRO
  • Lente Leica Dicomar
  • Regjistrim në 1,080/50p (Regjistrim progresiv në Full-HD 1920 x 1080, 50) * 
  • HYBRID O.I.S. (Stabilizuesi Optik i Imazhit)  [Opsioni i RI]
  • Përmbyllje O.I.S. [Opsioni i Ri]
  • IA (Auto Inteligjent) me opsionin e Njohjes së Fytyrës
  • Lente kend-gjerë prej 35mm
  • Unazë Manuale
  • Sistem i Zërimit Qarkor 5.1-kanalësh
  • Eliminues i Zhurmës së Erës
  • 1.0-sec Quick Power On -ndihmon regjistrimin e çasteve të papritura gjatë filmimit,
  • Opsioni Pre-Rec (Para -Regjistrim)
  • Riprodhim të shpejtë të videoshënimeve*
  • Veprim Touch-Screen (me prekje të ekranit)
  • Regjim Auto Power LCD 
  • Kohëzgjatje regjistrimi
  • Regjistrim me shpejtësi të lartë – 50 fragmente/sekondë
  • Rrjetëzimi
  • Riprodhimi 3D i lehtë përmes TV-së 3D kompatibile/ ose Riprodhuesit/regjistruesit kompatibil me AVCHD
  • VIERA LinkTM
  • Rrjetëzim SD me VIERA dhe me Player Blu-ray Disk ™
  • Arkivimi dhe Editimi
  • Kopjim 3D i lehtë me ndihmën e Panasonic DVD Burner dhe Rregjistruesit Kompatibel AVCHD
  • Kopjim dhe riprodhim të videove në DVD vetëm-me një- të-prekur në formatin e përzgjedhur
  • Editimi në PC me ndihmën e software-it standard HD Writer

Lajmet e fundit>