Biznes

Panasonic mahnitë me prezantimin e produkteve 3D në Tiranë

Publikuar , 11 Nëntor 2010
0
Panasonic mahnitë me prezantimin e produkteve 3D në Tiranë

Me një pjesëmarrje të më shumë se 150 të pranishmëve në dy seanca të ndara prezantimesh në Hotelin Rogner në Tiranë të Shqipërisë, Panasonic mbajti një eveniment të dedikuar për prezantimin e produkteve të saja para konsumatorëve në Shqipëri. Evenimenti kishe si qëllim primar promovimin e produkteve të teknologjisë më të fundit 3D, të cilat natyrisht i ofron edhe kjo kompani në kualitetin më të lartë.

 Kjo është hera e tretë që organizohet një eveniment i tillë në Shqipëri, dhe në mes tjerash përmes tij është synuar që në rend të parë konsumatori të jetë ai që do të bashkëveprojë me prodhimet 3D të Panasonic, të cilët natyrisht patën mundësinë ta bëjnë këtë dhe u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur. “Imazhi i Panasonic si kompani lider në botë është dëshmuar edhe sot, këtu në Tiranë” u shpreh një vizitorë i prezantimit.

Përkrahë prodhimeve 3D, u prezantuan edhe disa nga prodhimet e shumta nga gama e Panasonic, siç janë: aparatet për kujdes personal, televizorët LCD, LED LCD dhe PLASMA, prodhime nga segmenti i teknikës së bardhë, pastaj televizorët 3D Full HD të serive VT20 dhe GT20, videokamera e re komerciale 3D SDT750 me objektiv 3D, e cila është e para e këtij lloji në botë, video kamera e Panasonic me rezolucion HD për video konferencë direkte në TV, etj. Fatkeqësisht për shkak të motit të lig që mbizotëroi gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në rajonin tonë, kamioni me produktet e parapara për prezantim në Tiranë nuk arriti të jetë aty me kohë për shkak të shembjeve të dheut në disa akse rrugore që ndërlidhin Malin e Zi me Shqipërinë. Por pavarësisht kësaj Panasonic mbajti fjalën dhe me ndihmën e partnerëve lokal solli atë që premtoi para të pranishmëve në këtë eveniment.

LEXO EDHE:  Binance rivalizon Facebook Libra me Projektin Venus

Prezantimet e ndryshme u mbajtën me ligjërata para të pranishmëve nga z. Erdin Hastor, Panasonic Marketing Europe, për rajonin e Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, nga z. Adrijan Alija, Retail Sales Expert për Evropën Juglindore, etj. Në anën tjetër duhet theksuar se prezantimet ishin të ndara në dy seanca gjatë së cilës pjesëmarrësit kishin rastin që në të parën të dëgjojnë prezantime të shkurtra rreth produkteve të Panasonic dhe në të dytën të shikojnë nga afër përmbajtje 3D (si filmike ashtu e dhe promovuese) në televizorin 65 inçësh VT20 PLASMA, që shfrytëzon teknologjinë NeoP2P, dhe i cili gjithashtu ofron fotografinë më cilësore nga të gjitha TV aparatet ekzistuese në botë si për sinjalin 2D e edhe atë 3D, pastaj të shikojnë xhirim me videokamerën e re 3D SDT750, etj.

PCWorld Albanian ishte e pranishme në këtë eveniment dhe përcolli nga afër zhvillimet e saja dhe madje arriti ta bëjë edhe një intervistë me z. Erdin Hastor, të cilën do ta keni rastin ta lexoni më vonë gjatë këtyre ditëve. Lirisht mund të cilësohet si një prezantim i suksesshëm dhe numri i pjesëmarrësve ishte mbi 150. Panasonic premtoi se prezantim të tillë do të ketë së shpejti edhe në Kosovë, por kur do të ndodh kjo do të kuptoni me kohë në PCWorld Albanian.Mos harroni të shikoni galerinë tonë në të djathtët të këtij artikulli, që përmban imazhe shtesë nga evenimenti që u mbajt sot nga ana e Panasonic.

Lajmet e fundit>