Harduer

Panasonic shpalos kamerë të re 3D

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Panasonic shpalos kamerë të re 3D

Dizajni veçohet me një thjerrëz konvertuese 3D që i lejon përdoruesit që me shepjtësi të kalojnë mes formave incizuese 2D dhe 3D, dhe përveç kësaj kjo thjerrëz sjellë edhe rezolucion të plotë 1080p por që është i limituar në incizim 2D.

Thjerra bërthamë Leica Dicomar ofron zoom 12x, gjersa imazhet kapen nga sistemi “3MOS” i Panasonic, që zëvendëson një sensor CMOS për një sensor 3CCD. Kur inciziohet në 3D, thjerra konvertuese ndan imazhet në të majtë dhe të djathtë dhe incizion në secilën anë me një rezolucion prej 960×1080 piksela.

Kamera gjithashtu ofron edhe sistem zërimi 5.1 për incizim të zërit në kualitet të lartë, dhe përveç materiali i incizuar mund të lëshohet në 3D duke përdorur pajisje të përshtatshme me një port SD, siç janë 3D lexuesit Blu-ray të Panasonic.

HDC-SDT750 pritet të ofrohet në treg dikur gjatë tetorit të këtij viti me një çmim prej 1.400 dollarë.

LEXO EDHE:  Microsoft kujton nostalgjikët me ringjalljen e mausit "legjendar"

Lajmet e fundit>