Biznes

Panasonic sjellë produktet 3D edhe në Shqipëri

Publikuar , 04 Nëntor 2010
0
Panasonic sjellë produktet 3D edhe në Shqipëri

Qëllimi i kësaj ngjarjeje para së gjithash është interaksioni i konsumatorëve me prodhimet 3D të Panasonic-ut, fokusi i së cilës do të përqendrohet në prezantimin e sa më shumë prodhimeve si dhe demonstrimin e tyre në mënyrë sa më të përshtatshme, dhe para një numri sa më të madh njerëzish që janë ngushtë të lidhur apo janë thjesht adhurues të teknikës.  E gjithë kjo për t’iu krijuar një mundësi, të gjithë atyre që do të jenë prezent, që të ndjejnë dhe të kënaqen në përdorimin praktik të 3D teknologjisë.

Përfaqësuesit e Panasonic-ut përveç tjerash pohuan se pjesëmarrësit në këtë eveniment qartë do të shohin dhe do të vërtetohen se Panasonic-u është kompani lidere në botë, posaçërisht kur bëhet fjalë për cilësinë e patejkalueshme të imazhit, të cilën pajisjet e Panasonic-ut e ofrojnë, ndërsa këto pohime i mbështesin me dëshmi nga të gjitha institucionet relevante që merren me testime të pajisjeve teknike!

Në këtë eveniment që do të mbahet në Tiranë pritet të marrin pjesë më se 150 përfaqësues nga kompani të ndryshme vendore që bashkëpunojnë me Panasonic-un, përfaqësues nga media të ndryshme si dhe adhurues të teknikës. Vetë numri i konfirmuar i pjesëmarrësve flet mjaft – prodhimet 3D të Panasonic-ut paraqesin një interes të madh, ndërsa kjo është një rast i vërtetë dhe i vetëm për të përfituar eksperiencë personale me të njëjtat.

Përskaj prodhimeve 3D, në këtë eveniment do të prezantohen edhe disa nga prodhimet e shumta nga gama e Panasonic-ut, siç janë: beauty care aparatet për kujdes personal, fotoaparatet e serisë Lumix G, Blu-ray riprodhuesit dhe regjistruesit, kinematë shtëpiake, sistemet HiFi, televizorët LCD, LED LCD dhe PLASMA, prodhime nga segmenti i teknikës së bardhë, etj. 

LEXO EDHE:  U importuan 20% më shumë telefona, Kina “pushton” tregun shqiptar

Veçohen televizorët 3D Full HD të serive VT20 dhe GT20, videokamera e re komerciale 3D SDT750 me objektiv 3D, e cila është e para e këtij lloji në botë, pastaj fotoaparatet digjitale Lumix të serisë G si dhe FT012E 3D e re, njëherit edhe objektivi i parë 3D në botë, i cili mundëson fotografim në 3D.

Ky eveniment do të dalloj nga të kaluarit sepse pjesa më e madhe e tij do të zhvillohet duke i testuar prodhimet në praktikë, ashtu që demonstrimi i vetë prodhimeve do të jetë një argëtim i paharrueshëm për të gjithë të ftuarit, dhe natyrisht përfaqësuesit e Panasonic-ut do t’u drejtohen pjesëmarrësve duke ua prezantuar informacionet dhe risitë më të reja që kanë të bëjnë me veprimtarinë globale të Panasonic-ut.

Vetë demonstrimet e prodhimeve do të zhvillohen në tri hapësira të ndryshme. Pjesëmarrësit do të kenë rastin t’i testojnë funksionet e TV-ve siç janë ImageViewer, TV Skype thirrje të miqve nga vetë vendndodhja si dhe lidhjen me një lokalitet tjetër në Ballkan ku në të njëjtën kohë mbahet i njëjti Pansonic Trade Show  (me ndihmën e kamerës HD TY-CC10W me katër mikrofonë të integruar e cila lidhet drejtpërsëdrejti në TV), funksionet Viera Cast – Internet përmbajtjen speciale për TV, funksionet nga gaming segmenti si dhe mundësinë e mbi-konvertimit të sinjalit 2D në 3D, etj.

Në hapësirën e dytë, pjesëmarrësit do të kenë rastin të shikojnë përmbajtje 3D (si filmike poashtu edhe promovuese) në televizorin 65 inçësh VT20 PLASMA, i cili përdor teknologjinë inovative NeoPDP, njëherit ky aparat ofron fotografinë më cilësore nga të gjithë TV aparatet ekzistuese në botë si për sinjalin 2D poashtu edhe për atë 3D.

LEXO EDHE:  Huawei ka filluar prodhimin e stacioneve 5G pa teknologji Amerikane

Në hapësirën e tretë do të zhvillohet xhirim me videokamerën e re 3D SDT750 ku përmbajtja e njëjtë do të riprodhohet në tre televizorë 50 inçësh nga seria VT20. Videokamera 3D Panasonic SDT750 u ofron konsumatorëve një mundësi që të gjitha kujtimet e tyre t’i ruajnë ashtu siç edhe ndodhin në realitet në një format mahnitës 3D.

Përmes këtij prezantimi dhe demonstrimi të prodhimeve, Pansonic-u synon t’ua lehtësojë dhe t’u ndihmoj  entuziastëve 3D që tërësisht të futen në botën 3D dhe atë në shtëpitë e tyre. Me lidhjen e plotë vertikale të të gjitha prodhimeve 3D, Panasonic-u me të vërtetë ofron një pako të plotë 3D!

Lajmet e fundit>