Biznes

Pandemia dërgon fitimin e Lenovo në vlera rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2020
Gjiganti Kinez tha se ka vendosur rekorde të reja të ardhurash dhe fitimesh ku tre bizneset kryesore të kompanisë kanë patur rritje. Pandemia dërgon fitimin e Lenovo në vlera rekord

Grupi Kinez Lenovo, prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve personalë, postoi fitim më të larët sesa kishte parashikuar duke vijuar të përfitojë nga normaliteti i ri i punës në distancë pas Covid-19.

Gjiganti Kinez tha se ka vendosur rekorde të reja të ardhurash dhe fitimesh ku tre bizneset kryesore të kompanisë kanë patur rritje.

Lenovo raportoi rritje fitimi prej 53% për tremujorin i cili u mbyll në Shtator prej 300 milionë dollarësh, mbi parashikimet e analistëve prej 224 milionë dollarë.

Të ardhurat e kompanisë ishin 7% në 14.5 miliardë dollarë. Sipas firmës analitike Gartner shitjet e kompjuterëve personalë u rritën me 3.6% përgjatë periudhës Korrik-Shtator.

Është rritja më e madhe në 10 vitet e fundit. Lenovo forcoi pozitat me 25.7% të tregut, përpara HP dhe Dell të cilët kanë 21.6% dhe 15.2% të tregut respektivisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lenovo prezanton laptopët gaming me çmim impresionues