Biznes

Pandemia e Covid-19 nuk ka ndikuar aspak tek Microsoft

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Prill 2020
Të ardhurat për produktet konsumatorë dhe korporatave të Office u rritën me 13% dhe 15% respektivisht. Shitjet e harduerit përmes OEM qëndruan në vend thuajse. Pandemia e Covid-19 nuk ka ndikuar aspak tek Microsoft

Microsoft po e përballon mjaft mirë pandeminë e koronavirusit. Në raportin e tre mujorit të parë të 2020-ës, Microsoft siguroi investitorët për financat e kompanisë.

Numra nuk gënjejnë: 35 miliardë dollarë të ardhura përgjatë 3 muajve, 15% më shumë sesa një vit më parë.

Rritja e madhe erdhi tek fitimi i kompanisë prej 10.8 miliardë dollarë, 22% më shumë sesa një vit më parë. Microsoft tha se ka vënë re një interes më të lartë për shërbime cloud nga konsumatorët.

Në lidhje me situatën e pandemisë së Covid-19 dhe shqetësimin që ka krijuar, CEO i Microsoft Satya Nadella inkurajoi me fjalët “kemi parë një transformim dixhital prej mëse 2 vitesh të bëhet realitet në vetëm 2 muaj.”

Të ardhurat për produktet konsumatorë dhe korporatave të Office u rritën me 13% dhe 15% respektivisht. Shitjet e harduerit përmes OEM qëndruan në vend thuajse.

Së fundi reklamimi nuk pati një periudhë të mirë dhe segmenti u rrit me vetëm 1%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft marrëveshje 21 miliardë dollarë për implementimin e realitetit të shtuar në ushtrinë Amerikane