Harduer

Paniku i shitjeve është lajm i mirë për Apple

Nov 20 2018
0 Shpërndarje
Do të krijohet një perceptim tek publiku, analistët dhe industria se shitjet e iPhone janë duke rënë. Paniku i shitjeve është lajm i mirë për Apple Photo Source: AP Photo

Ditën e Hëne sipas një raporti të Wall Street Journal u tha se Apple kishte ulur kërkesën për furnizuesit për iPhone XS, iPhone XS Max dhe XR të cilët janë shumë larg pritshmërive.

Por pse ky është lajm i mirë për Apple? Sepse ky raportim afatshkurtër vjen në kohën e duhur për narrativen afatgjatë që Tim Cook dhe ekipi i tij po mundohen të paraqesin.

Do të krijohet një perceptim tek publiku, analistët dhe industria se shitjet e iPhone janë duke rënë.

Është plotësisht e mundur që Apple ka bërë një parashikim i cili duket se nuk po funksion dhe tashmë po korrigjon kursin me partnerët.

Vetë Apple ka konfirmuar se nuk do të publikojë më shifra të shitjeve të iPhone për tu fokusuar tek shërbimet dhe softueri në një të ardhme të afërt.

Me rritjen e kostos së pajisjeve dhe zgjerimit të portofolit, të ardhurat e Apple me shumë gjasa do të qëndrojnë të larta.

Rritja e fitimit dhe rënia e shitjeve do të thotë se historia që Tim Cook ka përgatitur për ne po funksionon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>