Biznes

Paniku nga koronavirusi, Bitcoin humbet 20% të vlerës në 24 orë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2020
0
Ekspertët thonë se një shitje të tillë kanë parë tek të gjitha asetet dhe as Bitcoin nuk është imun ndaj këtij fenomeni. Paniku nga koronavirusi, Bitcoin humbet 20% të vlerës në 24 orë

Bitcoin ra në pikën më të ulët të 2 muajve të fundit ditën e Enjte ndërsa tregtuesit e kriptomonedhës nisën një shitje në masë të saj nga frika e dëmtimit ekonomik nga pandemia e koronavirusit.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 17% nën 6,000 dollarë për një orë të vetme, pika më e ulët që prej 3 Janarit. Ka humbur pothuajse 20% të vlerës së saj në pesë ditë, një rënie e ngjashme me atë të çmimit të naftës.

Shitja e kriptomonedhës u intensifikua ditën e Enjte. Edhe monedhat e tjera janë në rënie si Ethereum, XRP, Bitcoin Cash, Bitcoin SV dhe Litecoin, rënie që variojnë nga 22% deri në 35% në 24 orë.

Ekspertët thonë se një shitje të tillë kanë parë tek të gjitha asetet dhe as Bitcoin nuk është imun ndaj këtij fenomeni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook merret në pyetje nga rregullatorë të 26 bankave qendrore në lidhje me Libran