Lajmet

Papa Benedikti XVI bekon rrjetet sociale

Publikuar , 27 Janar 2013
0
Papa Benedikti XVI bekon rrjetet sociale

Papa Benedikti XVI ka deklaruar se katolikët duhet t’i shfrytëzojnë rrjetet sociale për shkak të rolit të tyre në përhapjen e besimit dhe forcimit të lidhjeve mes njerëzve kudo që ndodhen.

Me këtë deklaratë nënkuptohet një miratim nga Vatikani për rolin dhe rëndësinë e rrjeteve sociale në ditët e sotme.

“Besimtarët janë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm për botën dixhitale, ku rrjetet sociale janë të rëndësishme,”- theksoi Benedikti XVI.

Mesazhi i Papës është shpërndarë në ditën e Shën Francias de Sales, shenjt mbrojtës i shkrimtarëve, përpara Ditës Botërore të Komunikimit, që Vatikani do ta festojë këtë vit më 12 maj.

Duke u përdorur në një mënyrë të mençur dhe të balancuar”, rrjetet sociale mund të forcojë lidhjet e unitetit mes individëve dhe në mënyrë efektive mund të promovojnë harmoninë mes familjeve, tha Papa Benedikti XVI.

Në muajin dhjetor 2012, 85-vjeçari filloi të përdor rrjetin social Twitter, duke tërhequr mbi 2.5 milion pasues. (PCWorld Albanian)

Pope

LEXO EDHE:  Flota Amerikane "kërkon" 350 miliardë postime në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>