Harduer

PaperTab, tablet i hollë pothuajse si një letër

Publikuar , 09 Janar 2013
0
PaperTab, tablet i hollë pothuajse si një letër

PaperTabA janë tabletët e ditëve të sotme të trashë dhe të rëndë? Njihuni me PaperTab, që është tablet prej 10.7 inçësh, që është pothuajse aq i hollë sa një letër.

I zhvilluar nga Plastic Logic, PaperTab ka një ekran të ndjeshëm në prekje që iu mundëson përdoruesve të dërgojnë skedarë dhe e-mailë dhe të zhvendosen përgjatë faqeve të dokumentit duke përdorur gjestikulacionet me duar.

Përdoruesi mund të kombinojë shumë PaperTabs në një sipërfaqe më të madhe duke i vendosur ata anë për anë, ose t’i shpërndajë skedarët duke e prekur një tablet me tjetrin.

PaperTab ka një procesor Intel i5, që duket të jetë i ndarë nga paraqitja e tanishme dhe është lidhur me të me një kabëll të hollë për të dhëna.

Nuk e dimë nëse kjo është rruga sipas të cilës pajisja është planifikuar të punojë kur të përfundojë apo është vetëm një prototip.

“Paraqitjet plastike fleksibile të Plastic Logic mund të shndërrohen tërësisht në kushtet e ndërveprimit të produktit. Ata mundësojnë ndërveprimin natyror të njeriut me letër elektronike, duke qenë më i lehtë, më i hollë dhe më i fuqishëm në krahasim me paraqitjet standarde të sotshme të bazuara në xham,” thotë shefi ekezekutiv i Plastic Logic, Indro Mukerjee. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Indeksimi mobil bëhet standard në Google Search

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>