Lajmet

Paralajmërimi kundër piraterisë po vjen në SHBA këtë vit

Publikuar , 22 Shtator 2012
0
Paralajmërimi kundër piraterisë po vjen në SHBA këtë vit

Furnizuesit e internetit në SHBA po afrohen më afër për të nxjerrë programin e tyre kundër piraterisë me 6 paralajmërime, duke u pasuar nga gjoba të ndryshme për ata që shkelin të drejtat e autorit dhe ligjet në internet.

Programi thuhet se do të jetë pothuajse i njëjtë me atë që po zbatohet aktualisht në France. Programi quhet Copyright Alert System dhe kishte në plan të dilte në korrik të 2012.

Kryetari i Qendrës së Informacionit (CCI) Jill Lesser, është i sigurtë se programi do të vihet në zbatim para fundit të këtij viti.

Detajet e plota akoma nuk janë publikuar, por Lesser thotë se është më shumë një program mësimi për përdoruesit e internetit.

Nga mënyra se si e kuptojmë ne, çdo shkelje do të shoqërohet me një paralajmërim. Gjobat mund të përfshijnë nga ulje të shpejtësisë së internetit, ndërprerje të internetit apo edhe gjobë monetare.

Lesser tha se do të jetë në dorën e çdo furnizuesi të internetit se sa në ekstrem do ti çojë gjobat e veta.

Ka akoma më shumë pyetje sesa përgjigje në këtë kohë, por nëqoftëse Lesser dhe CCI e kanë mënyrën e tyre, banorët e SHBA-së do të njihen me të gjithë procesin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Binance rivalizon Facebook Libra me Projektin Venus

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>