Harduer

Paraqiten detaje të tabletit të Toshiba-s

Publikuar , 18 Mars 2011
0
Paraqiten detaje të tabletit të Toshiba-s

Në rastin tonë përgjegjësit pranë Android Community kanë gjetur pamje të Toshiba Android Tablet 10.1 në kuadër të Amazon, dhe sipas asaj që u tha duket se ai do të ketë një ekran 10.1 inç me rezolucion prej 1280 me 800 piksela, një procesor Tegra 2 të ofruar nga Nvidia, dy kamera – një 2 megapikselëshe para dhe një 5 megapikselëshe, prapa, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth, USB 2.0, mini USB, port për kartela të memories dhe HDMI port.

Toshiba 10.1 gjitahshtu vjen i pajisur me një panel të përpunuar nga goma në pjesën e prapme dhe ka një bateri që mund të rimbushet dhe të ndërrohet. Sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg asgjë ende nuk është bërë e ditur, por natyrisht ju jeni të parët që do ta kuptoni kur do të ndodh kjo. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Intel mohon raportimet për anulimin e arkitekturës 10 nanometër Cannon Lake

Lajmet e fundit>