Analiza

Paraqiten përmirësimet dhe veçoritë e reja të Surface 2

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Paraqiten përmirësimet dhe veçoritë e reja të Surface 2

Një video e re nga Microsoft-i vë në pah disa veçori të reja dhe të përmirësuara në tabletin Surface 2.

Duke qenë në dispozicion në YouTube, videoja me titullin “Përgatitja e Surface 2” vë në pah shtresën e re të ndjeshme në prekje, duke treguar se si mund të krijoni gjeste të ndjeshme në prekje duke shtypur përgjatë sustave, falë një sensori të ri të rezolucionit të lartë.

Surface i ri ka të vendosur një sensor të shtypjes nën çdo buton. Por Surface i ri përdor një matricë të sensorëve të shpërndarë përgjatë tërë tastierës, duke mundësuar përdorimin e gjesteve, po ashtu edhe shtypjeve më të sakta të tasteve.

Duke qenë në dispozicion në një varg më të gjerë të ngjyrave, Touch Cover shton ndriçimin nga pas për tastierën.

Në fund, një mundësi tjetër është ofrimi i qëndrimit në disa kënde, një i dizajnuar për një sipërfaqe të rrafshët dhe një tjetër i dizajnuar për prehrin tuaj. Surface 2 është në dispozicion për para-porositje.

Versioni me 32 GB kushton 449 dollarë, ndërsa ai me 64 GB kushton 549 dollarë. Microsoft-i javën e kaluar tha që Surface 2 dhe Surface Pro 2 janë afër harxhimit në numër, ndonëse nuk ofroi ndonjë numër të saktë për para-porositjet e bëra deri tani.

Surface 2 do të ketë sistemin operativ Windows RT, ndërsa Surface Pro 2 do të ketë Windows 8.1. Që të dy modelet pritet të arrijnë në dyqane më 22 tetor. (PCWorld Albanian)

surface 2

LEXO EDHE:  Facebook vë në shënjestër nacionalizimin e bardhë

Lajmet e fundit>