Harduer

“Paraqiten” specifikat e Galaxy S 3

Publikuar , 10 Tetor 2011
0
“Paraqiten” specifikat e Galaxy S 3

Phandroid ka publikuar një pamje të një burimi anonim që thekson disa prej specifikave të Samsung Galaxy S3, që pritet të jetë pasardhës i modelit të famshëm dhe një prej modeleve më të mira deri më sot, Galaxy S 2.

Sipas asaj që shihet thuhet se Galaxy S3 do të ketë një procesor 1.8Ghz, 2GB RAM dhe kamerë 12 megapikselëshe. Sipas prezantimit të ofruar, që thuhet se është marr nga Samsung Mobile Solutions, gjithashtu tregon për një ekran 4.6 inç SuperAMOELD Plus HD.

Nëse ato që janë publikuar dalin të vërteta , atëherë në bazë të fotografisë së publikuar mund të shohim një Galaxy edhe më të hollë dhe me një formë më të rrumbullakësuar. Galaxy S III sipas burimit do të ketë Ice Cream Sandwich, që pritet të debutojë si platformë me 11 tetor përkrahë Nexus Prime.

Nexus Prime në anën tjetër është dashur të debutojë në këtë datë por tani çdo gjë ka mbetur e paqartë dhe duket se kështu do të mbetet derisa të kemi konfirmim zyrtar nga Google. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Internet të shpejtësisë së lartë përmes dritës në fluturimet ajrore

Lajmet e fundit>