Harduer

Paraqiten specifikat e Nexus Prime

Publikuar , 06 Tetor 2011
0
Paraqiten specifikat e Nexus Prime

Një burim pranë Google ka kontaktuar edhe me GSM Arena, dhe personi në fjalë që thekson se është në dijeni me celularin Nexus thekson se pajisja e koduar me emrin Nexues Prime do t paraqitet me çipsetin e Samsung, dhe do të ketë një procesor shumë të shpejt dual-core 1.5Ghz. 

Në çipet do të ketë edhe përpunim grafik dual-core, thuhet se do të jetë PowerVR SGX54MP2 apo me fjalë të tjera e njëjta GPU që është në iPad 2 (dhe ndoshta edhe në iPhone 4S). 

Në pjesën e prapme është një sensor 5 megapikselësh, por burimi thekson se ka një kamerë 8 megapiskelëshe që është në gjendje të incizojë fullHD me një sensor disi të përpunuar. Sa i përket baterisë, pritet që ajo të jetë një 2050 mAh, që do të duhej të mjaftoj për disa ditë përdorim … (po, po disa ditë përdorim).

Nexus Prime do të jetë gjithashtu në përputhje LTE, dhe pjesa më interesante thuhet se është e ndërlidhur me modusin GSM/CMDA, sikurse që gjendet tek iPhone 4S. 

Të gjitha këto specifika po tingëllojnë mjaft mirë, por keni parasysh se janë të pakonfirmuara megjithëse reklama “something  BIG is coming”, nuk do të na befasonte nëse dalin që të gjitha të vërteta. Ekrani pritet të jetë 4.65 inç me rezolucion prej 1280 x 720 piksela dhe kjo pothuajse është gjë e konfirmuar. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Toyota dëshiron të vendosë një robot mik në çdo shtëpi

Lajmet e fundit>