Softuer

Paraqitet Peppermint Linux

Publikuar , 10 Maj 2010
0
Paraqitet Peppermint Linux

Peppermint Linux ishte dizajnuar nga i njëjti ekip që ka ndërtuar Linux Mint 8 LXDE Community Edition. Ekipi ka dëshiruar që të krijojë një sistem operativ të shpejtë dhe të lehtë përdorim të bazuar në ueb dhe diçka që nuk ofrojnë projektet e tjera me kod të hapur.

Zhvilluesit pretendojnë se Ubuntu Netbook Remix, Google Crome OS, dhe Moblin janë të mirë për shfletim të uebit, por siç duket nuk iu ofrojnë përdoruesve çdo që ata kanë nevojë në baza ditore.

Pretendimi i Peppermint drejt famës është Mozilla Prism. Mozilla Prism krijon një kornizë të një faqeje të vetme të shfletuesve për ueb aplikacione, duke iu ofruar atyre integrim më të mirë me desktop. Kjo do të thotë se nuk ka aplikacione lokale të instaluara, që do të thotë se Peppermint nuk kërkon një instalim të madh dhe është më i shpejtë në punë.

Për të vërtetuar këtë pikë, aplikacionet deffault janë që të gjitha me bazë në ueb: Drop-Box, Exaile Music Management, Prism, X-Chat(një klientë IRC) dhe një klient torrenti i quajtur Transmission.

Zhvilluesit udhëheqës të Peppermint kanë përdorur një ambient minimal të desktopit për të integruar më mirë aplikacionet e uebit dhe desktopit. Ndërfaqja po quhet Lightweight X11 Desktop Environment (LXDE) dhe ishte dizajnuar që të thjeshtojë përdorimin.

Peppermint shkroi në blog se ndërfaqja LXDE “e ka treguar veten me kohë dhe është përsëri miqësore me përdoruesin, i lehtë për sytë dhe shumë i shpejtë”.

Ekipi thekson se Peppermint Linux ka nevojë vetëm për 4GB hapësirë në hard disk për instalim dhe thuhet që ka nevojë për vetëm 192 MB memorie.

LEXO EDHE:  For Honor numëron 15 milion lojtarë aktivë

Lajmet e fundit>