Harduer

Paraqitet Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus

Publikuar , 01 Tetor 2011
0
Paraqitet Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus veçohet me një procesor 1.2 Ghz dual-core dhe vjen i pajisur me një ekran 7 inçësh multi-touch që ka një rezolucion prej 1024 x 600 piksela. Specifikat tjera në kuadër të tabletit të Samsung përmendin një kamerë 2 megapikselëshe para dhe një kamerë të prapme 3 megapikselëshe që mund të incizojë HD video në format 720p, dhe që gjithashtu gjen mbështetje të një blici LED dhe auto-fokus.

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus vjen me 1GB RAM dhe me 16GB apo 2GB magazinim, plus veçohet me një port microSD për të zgjeruar memorien edhe më tej. Tableti do të paraqitet në shitje në SHBA dhe Evropë në tetor, ndërsa sa i përket çmimit ende asgjë nuk është bërë e ditur. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy Fold vs Mate X: Si krahasohen ekranet me palosje të Samsung dhe Huawei

Lajmet e fundit>