Siguri

Paraqitet një softuer për të sulmuar Androidët

Publikuar , 31 Korrik 2010
0
Paraqitet një softuer për të sulmuar Androidët

“Nuk ishte punë e vështirë për ta bërë këtë” tha Nicholas Percoco, lider i Spider Labs, i cili së bashku me një koleg ka paraqitur veglën në konferencën Defcon Hackers në Las Vegas. Percoco tha se i është dashur rreth dy javë për të ndërtuar softuer të dëmshëm që mund t’i lejojë kriminelëve të vjedhin informata të ndjeshme nga smartphone Android. “Ka njerëz që janë shumë më të motivuar për këto gjëra sesa që jemi ne” tha ai.

Vegla është një rootkit që në momentin që instalohet i mundëson zhvilluesit të saj të ketë kontroll mbi pajisjet Android, të cilat janë duke u aktivizuar nga konsumatorët me një shkallë prej 160.000 njësi në ditë. “Këtë mund ta bëjmë në atë mënyrë sa që pronari nuk e ka idenë se ne jemi duke futur hundët nëpër gjërat e tij” tha Percoco.

Testimet e sulmit u demonstruan në HTC Legend (smartphone me bazë në Android) dhe HTC Desire, por krijuesit e softuerit kanë thënë se sulmet mund të bëhen edhe në Android tjerë. Më pas vegla u dha në një DVD tek pjesëmarrësit e konferencës.

Në Defcon janë diku rreth 10.000 hakerë dhe ekspertë të sigurisë, dhe në fakt kjo është konferenca më e madhe në botë e këtij lloji, ku “geek” kompjuterik futen në mesin e ekspertëve zyrtarë federal të sigurisë.

Pjesëmarrësit paguajnë 140 dollarë në kesh për të marr pjesë dhe nuk u kërkohet që të ofrojnë emrat që të jenë të pranishëm në konferencë. Forcat Ligjore vendosin agjentë sekret në audiencë për të gjetur kriminel dhe zyrtarë qeveritarë rekrutojnë punonjës për të luftuar krimet kompjuterike nën Departamentin e Mbrojtjes.

LEXO EDHE:  “ji32k7au4a83" mund tu duket fjalëkalim i vështirë por është një prej më të hakuarve

Organizatorët e konferencës thanë se prezantuesit shpalosin vegla si rootkiti i Percoco-së për t’iu dhënë presion prodhuesve që të arnojnë lëshimin.

Lajmet e fundit>