Lajmet

Parlamenti Europian voton pro ruajtjes së neutralitetit të internetit dhe eleminimit të tarifave roaming në BE

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Parlamenti Europian voton pro ruajtjes së neutralitetit të internetit dhe eleminimit të tarifave roaming në BE

neelie-kroes-council-european-unionNë rast se keni dëgjuar diçka më parë për politikanen europiane Neelie Croes, atëherë me siguri ajo është përmendur për luftën e saj të gjatë për një internet të hapur, përfshirë këtu edhe eleminimin e tarifave mobile roaming.

Por mesa duket, si rezultat i një votimi në Parlamentin Europian, kërkesat e Croes nuk do të mbeten thjesht sugjerime. Sapo të kalohet edhe një pengesë e fundit, bëhet fjalë për miratimin nga ministrat e shteteve anëtare, atëherë duke filluar që prej Krishtlindjeve 2015 ata persona që udhëtojnë në Bashkimin Europian nuk do të duhet të shqetësohen më për tarifat shtesë roaming.

Ndërkohë edhe koncepti i neutralitetit të rrjetit do të mbrohet me ligj. Kjo do të thotë se ofruesit europianë të shërbimit të internetit nuk do të lejohen të ndalojnë, bllokojnë apo reduktojnë trafikun specifik në ueb në varësi të personave që e dërgojnë ose e marrin këtë të fundit. Këto lajme tingëllojnë me të vërtetë inkurajuese, megjithatë do të duhet të presim deri në muajt e fundit të këtij viti për të parë nëse ligjet do të aprovohen përfundimisht. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Reddit teston sistem dhurimi parash mes përdoruesve

Tags >

internet
Lajmet e fundit>