Biznes

Parlamenti Evropian shtrëngon masat dhe kontrollet mbi kriptomonedhat

Apr 21 2018
0 Shpërndarje
Reforma gjithashtu u jep qytetarëve Evropian të drejtën për tu qasur në informacion rreth pronarëve të vërtetë të firmave që operojnë brenda Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian shtrëngon masat dhe kontrollet mbi kriptomonedhat

Më 20 Prill Parlamenti Evropian votoi një draft të përpiluar në Dhjetor me 574 vota pro dhe 13 kundër i cili propozon shtrëngimin e masave ndaj monedhave dixhitale në përpjekje për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Marrëveshja gjithashtu kërkon që qytetarët Evropianë të kenë informacion për pronarët e kompanive, duke reduktuar anonimitetin dhe mbështetur ata që raportojnë veprime të paligjshme me monedhat dixhitale.

Ligji i ri është ndryshimi i pestë që aplikohet mbi Direktivën Evropiane Kundër Pastrimit të Parave e cila u miratua në 2015-ën dhe 2016-ën pas sulmeve terroriste në Paris, Nice dhe Bruksel.

Sjelljet kriminale nuk kanë ndryshuar. Kriminelët janë duke përdorur anonimitetin e monedhave dixhitale për të pastruar para dhe financuar terrorizmin. Ligji i ri na ndihmon të mbrojmë qytetarët nga këto kërcënime si dhe sektorin financiar nga një rrezik i madh, duke krijuar akses në informacionin rreth njerëzve pas firmave të ndryshme,” tha një zëdhënës i Direktivës.

Masat e reja të Parlamentit Evropian adresojnë rreziqet potenciale që u kanosen qytetarëve përmes monedhave kriptografike dhe kartave të debitit me parapagesë.

Tentativa për të eliminuar anonimitetin e monedhave dixhitale me shumë mundësi nuk ka për të funksionuar në sferën e monedhave kriptografike.

Ligji i ri detyron bursat kriptografike dhe ofruesit e shërbimeve të portofolave të regjistrojnë aktivitetin.

Informacion rreth personave që fshihen pas kompanive

Reforma gjithashtu u jep qytetarëve Evropian të drejtën për tu qasur në informacion rreth pronarëve të vërtetë të firmave që operojnë brenda Bashkimit Evropian.

Parlamenti beson me këtë ligj do ti japë fund kompanive të krijuara për pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe evazionin fiskal, një problem që mori zë pas skandalit Panama Papers.

Informacioni do të ofrohet vetëm për ata që provojnë interes legjitim. E thënë ndryshe ai do të jetë i disponueshëm për gazetarë të besueshëm dhe organizata jo qeveritare.

Në bazë të ligjeve lokale, autoritetet kanë të drejtë ofrojnë informacionin edhe për një audiencë më të gjerë.

Masa të tjera

Disa prej masave që vinë së bashku këtë marrëveshje janë: reduktimi i pragut monetar për identifikimin e pronarëve të kartave të debitit nga 250 euro në 150 euro, kritere më të ashpra për realizimin e transaksioneve, mbrojtje për ata që raportojnë aktivitete të jashtëligjshme si pastrimi i parave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>