Lajmet

Partia Komuniste ka përgjuar mese 100 milionë Kinezë me një aplikacion

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Tetor 2019
0
Qeveria Kineze ka mohuar që aplikacioni të ketë funksione monitorimi. Lançuar në Shkurt, aplikacioni është bërë më i shkarkuar në Kinë nën presionin e qeverisë. Partia Komuniste ka përgjuar mese 100 milionë Kinezë me një aplikacion

Partia Komuniste Kineze ka spiunuar mese 100 milionë qytetarë përmes një aplikacioni zyrtar të saj.

Analizat e kryera ndaj aplikacionit Study the Great Nation gjetën elementë të fshehur të cilët përdoren për të monitoruar dhe kopjuar të dhëna sipas firmës Gjermane Cure 53.

Aplikacioni i jep qeverisë aksesin e një super përdoruesi tha firma.

Qeveria Kineze ka mohuar që aplikacioni të ketë funksione monitorimi. Lançuar në Shkurt, aplikacioni është bërë më i shkarkuar në Kinë nën presionin e qeverisë.

Ai dërgon lajme zyrtare dhe inkurajon njerëzit të fitojnë pikë duke lexuar artikuj, komentuar në to dhe luajtur kuize për Kinë dhe liderin e saj Xi Jinping.

Përdorimi i aplikacionit është i detyrueshëm mes anëtarëve të partisë dhe në disa institucione është i lidhur ngushtë me rrogat.

Nga ky muaj gazetarët vendas duhet të kalojnë me sukses testimin për jetën e presidentit Xi, një testim që ofrohet përmes aplikacionit në mënyrë që të marrin një kartë gazetarie me të cilën mund të ushtrojnë profesionin e tyre.

Aplikacioni është përdorur për të grumbulluar të dhëna dhe mesazhe dhe bërë më të lehtë për qeverinë për të dëshifruar sigurinë e telefonëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët deshifrojnë verifikimin biometrik të venave të gjakut me një dorë prej dylli

Lajmet e fundit>