Lajmet

Partia Pirate e Rusisë i ofron ndihmë NASA-s

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
Partia Pirate e Rusisë i ofron ndihmë NASA-s

Partia Pirate e Rusisë i ka ofruar NASA-së mundësinë e përdorimit të serverëve të vet që përkohësisht ta mbajë uebfaqen e agjencisë amerikane të hapësirë pasi e ka mbyllur “për shkak të gabimeve në financim nga qeveria federale.

“NASA javës që kaloi mbushi ditëlindjen të 55-të, por agjencia amerikane e hapësirës dha lajmërime për lejim, jo ftesa për ditëlindje, për pothuajse të gjithë 18,000 punëtorë të vet dhe filloi që të shqetësohet për misionet e së ardhmes teksa u pakësuan financimet me mbylljen e qeverisë amerikane.

“Ne do të donim të ju ofronim renditjen e papërshkrueshme nga plumbat ose serverët e dedikuar në platformën tonë të hostimit deri në fund të krizës,” tha Partia Pirate në një deklaratë të postuar në uebfaqen e saj gjatë të enjtes.

“Ne qëndrojmë për privatësi në internet dhe si rezultat i kësaj ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për programet si PRISM-i dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme të shërbimeve sekrete të shteteve të tjera.

Trafiku juaj, aktiviteti juaj dhe aktiviteti i përdoruesve tuaj do të jenë të sigurtë,” thuhet në deklaratë. Partia e Piratëve, e themeluar në vitin 2009, është aktive në Rusi si një lëvizje publike, por Ministria e Drejtësisë ka refuzuar që ta regjistrojë atë si një parti të mirëfilltë politike, duke thënë që emri “pirat” është një referencë për sulmet kriminale.

Ajo thotë që ka përfaqësues në 48 rajone të Rusisë me 5,000 aplikantë dhe të paktën 30,000 mbështetës. Qëllimet e deklaruara të partisë përfshijnë demokracinë elektronike, lirinë e informacionit dhe mbrojtjen e privatësisë personale.

Partia është raportuar që vepron në një buxhet mujor prej 200 dollarë dhe me një përpjekje të përkushtuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook nuk ju përgjon për tu dërguar reklama

parita pirate ruse

Lajmet e fundit>