Biznes

Partneriteti Microsoft-Dell: Një ndeshje e bërë në “qiell”

Publikuar , 24 Janar 2013
0
Partneriteti Microsoft-Dell: Një ndeshje e bërë në “qiell”

DellNë vazhdën e spekulimeve se Dell është duke renditur burimet për të blerë aksione dhe të bëhet një kompani private edhe një herë, akoma nga Microsoft-i ka paqartësi nëse mund të përfshihet në këtë proces apo që mund të bëjë një investim të mundshëm në partaneritetin me Dell në vlerën 3 miliardë $, siç flitet kohët e fundit.

Edhe pse Michael Dell pohon se Dell nuk është një kompani kompjuterësh, ka zgjeruar horizontet për fusha të ndryshme të teknologjisë. Marka është sinonime me “PC” në mendjet e shumicës së njerëzve, dhe pasuritë e Dell kanë rënë disi sepse industria PC-ve vuan nga shitjet e pakta.

Duke u shndërruar në një kompani vetjake, Dell do të jetë e liruar për të marrë rreziqe që nuk mundej ti largonte si një kompani publikisht tregtare.

A do të përfitojë gjithashtu Dell nga një “martesë” me Microsoft? Ata janë tashmë të lidhur ngushtë si partnerë në një marrëdhënie simbiotike që do të konsiderohet në shumicën e shteteve si “martesë” e zakonshme ligjore.

MicrosoftDell mund të përdorë të holla shtesë për të lehtësuar blerjet, dhe ka përparësi potenciale strategjike për një partneritet më të ngushtë me Microsoft-in. Onuora Amobi, redaktor i Windows8Update.com, thotë: “Shkrirja “Microsoft – Dell” do të jetë një “ndeshje” e bërë në qiell. Ajo do të jetë një kontribut i përsosur që do të japë Microsoft-i.

Rob Enderle, analist kryesor në Enderle Group, beson se një investim në Dell nga Microsoft-i është një lëvizje e shkëlqyer, por jo pa rrezik të vetëdijshëm. “Microsoft-i ka një “lum” të madh parash, që shpesh ka vështirësi për të gjetur rrugët se si ti investojë në mënyrë strategjike. Dell si kompani private është potencialisht shumë më e fuqishme se sa Dell si kompani publike.

LEXO EDHE:  Xiaomi ka krijuar telefon me ekran që paloset tre herë

Ky kombinim do të jetë shumë më i fuqishëm se Google dhe Motorola. ” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>