Lajmet

Partneriteti Mozilla dhe DarkMatter për sigurinë e uebsajteve është në rrezik

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2019
0
Uebsajtet që duan të shfaqen si të sigurta duhet të certifikohen nga një organizatë e jashtme e cila konfirmon identitetin. Organizata certifikuese gjithashtu ndihmon në lidhjen e sigurtë mes uebsajteve dhe përdoruesve duke premtuar që trafiku nuk do të interceptohet. Partneriteti Mozilla dhe DarkMatter për sigurinë e uebsajteve është në rrezik

Krijuesi i shfletuesit Firefox, Mozilla, është duke konsideruar bllokimin e kompanisë të sigurisë kibernetike DarkMatter.

Ky i fundit ishte një prej portave të sigurisë në internet të Mozilla dhe vendimi vjen në një kohë kur firma nga Emiratet e Bashkuara akuzohet për një program të spiunazhit kibernetik.

Në Janar agjencia e lajmeve Reuters raportoi se DarkMatter kishte vënë stafin në funksion të një operacioni hakimi me emrin e koduar Project Raven për llogari të inteligjencës së Emirateve.

Njësia përbëhej nga ish zyrtarë Amerikan të inteligjencës të cilët kryenin operacioni ofensive kibernetike për qeverinë e UAE.

Ish operativët e Project Raven thanë se ekzekutivët e DarkMatter nuk kishin informacion për programin sekret i cili operonte nga zyrave të kompanisë.

Këto operacione ishin hakime në llogari të aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe zyrtarëve të qeverive rivale. DarkMatter ka mohuar kryerjen e këtyre operacioneve duke thënë se është e përqendruar tek mbrojtja e rrjeteve kompjuterike.

Ndërsa Mozilla ka konsideruar mundësinë që DarkMatter ti jepte autoritetin për të certifikuar sigurinë e uebsajteve, dy ekzekutivëve të Mozilla në një intervistë javën e kaluar u shprehën të shqetësuar.

Çfarë e lidh Mozillan me DarkMatter?

Mozilla tha se kompania ende nuk ka marrë një vendim nëse këtë autoritet do ja lërë apo jo DarkMatter.

“Nuk kemi prova për keqpërdorim të këtij autoriteti por raportimi është një provë e qartë se keqpërdorimi mundet të ndodhë në të ardhmen nëse ende nuk ka ndodhur,” shprehej kompania.

Ajo tha se Mozilla gjithashtu po mendonte heqjen e 400 certifikimeve që DarkMatter u kishte thënë uebsajteve që nga 2017.

Kompania është e shqetësuar se DarkMatter mund të përdorë autoritetin e certifikimit të Mozilla për qëllime kibernetike dhe për të krijuar më shumë siguri dhe ueb më të besuar.

LEXO EDHE:  Union Bank finalizon marrëveshjen për blerjen e Bankës Ndërkombëtare Tregtare

Më 25 Shkurt në një letër dërguar Mozilla dhe publikuar online nga kompania e sigurisë kibernetik, CEO i DarkMatter mohoi raportin e Reuters dhe lidhjen e kompanisë së tij me Project Raven.

Uebsajtet që duan të shfaqen si të sigurta duhet të certifikohen nga një organizatë e jashtme e cila konfirmon identitetin. Organizata certifikuese gjithashtu ndihmon në lidhjen e sigurtë mes uebsajteve dhe përdoruesve duke premtuar që trafiku nuk do të interceptohet.

Organizatat që duan të bëhen certifikues duhet të aplikojnë pranë Mozilla dhe Apple. Mozilla shihet nga ekspertët e sigurisë si lider i respektuar në fushë dhe shumë transparent.

DarkMatter që nga 2017 ka kërkuar që Mozilla ti japë autoritet të plotë. Kështu kompania do të bëhej një prej 60 kujdestarëve të uebi që mbrojnë qindra miliona përdorues të Firefox në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>