Lajmet

Pas 11 vitesh GitHub bëhet me një aplikacion mobil

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Nëntor 2019
0
Në fillim të vitit Microsoft tha se kushdo që përdor platformën mobile Windows 10 Mobile duhet të kalojë në iPhone dhe Android. Pas 11 vitesh GitHub bëhet me një aplikacion mobil

GitHub, platforma e zhvilluesve blerë nga Microsoft vitin e kaluar për 7.5 miliardë dollarë ka operuar prej 11 vitesh pa një aplikacion në iPhone duke preferuar të mbajë shërbimin në shfletues.

Megjithatë situata ka për të ndryshuar. GitHub ka filluar të lançojë një aplikacion beta të iOS duke u dhënë përdoruesve të iPhone dhe iPad shansin të ndajnë kodin e tyre me të tjerë.

Në fillim të vitit Microsoft tha se kushdo që përdor platformën mobile Windows 10 Mobile duhet të kalojë në iPhone dhe Android.

Aplikacioni iOS, që kompania thotë se është në fazë testimi tashmë, do të lejojë përdoruesit e GitHub të shohin kur njerëzit i përmendin në diskutime dhe të pranojnë sugjerime për të përditësuar kodin që të tjerët dërgojnë.

GitHub ka mëse 40 milionë përdorues të regjistruar dhe ndryshimi i fundit bëhet për të reflektuar një përkushtim për të përmirësuar aspektet bazike të shërbimit përballë konkurrencës së kompanive si Atlassian dhe GitLab.

GitHub gjithashtu nuk ka një aplikacion zyrtar në Android. E lançoi një të tillë në 2012 por ndaloi së përditësuari pas 2014. Një i ri po vjen gjithashtu edhe për këtë platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft konkurron Apple me një palë kufje wireless

Lajmet e fundit>