Lajmet

Pas 16 vitesh Mozilla ndryshon logon e Firefox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Në fakt për ridizajnimin e logos e kemi ditur prej kohësh. Vitin e kaluar kompania shpjegoi se logoja prej flake e dhelprës nuk përfaqësonte mbarë produktet e kompanisë. Ndryshimi i ngjyrës apo heqja e dhelprës nga logoja nuk do të mjaftonte. Pas 16 vitesh Mozilla ndryshon logon e Firefox

Logoja ikonike e ka shoqëruar Firefox dhe shërbimet e Mozilla që prej 2003, dhe sot pas 16 vitesh do të ndryshohet plotësisht.

Në një postim në blog ditën e sotme, kompania zbuloi dizajnin e ri të cilin e ka punua prej 18 muajsh në përpjekje për të krijuar një ikonografi e cila tregon më shumë sesa një shfletues.

Në fakt për ridizajnimin e logos e kemi ditur prej kohësh. Vitin e kaluar kompania shpjegoi se logoja prej flake e dhelprës nuk përfaqësonte mbarë produktet e kompanisë. Ndryshimi i ngjyrës apo heqja e dhelprës nga logoja nuk do të mjaftonte.

Kështu Mozilla tha se duhej tja fillonin nga e para dhe kjo është logoja e re. Dhelpra portokalli që sillej rreth globit blu është hequr dhe zëvendësuar nga disa penele rrethore me ngjyra të forta.

Format minimaliste janë dizajnuar për të përfaqësuar portofolin në rritje të produkteve të Mozilla. Në varësi të mënyrës së përdorimit të shërbimeve të Mozilla, menutë dhe taskbaret do të ndryshojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft sjell njoftimet e telefonëve tuaj Android në PC

Lajmet e fundit>