Harduer

Pas 16 vitesh shuhet familja e procesorëve Intel Itanium

Publikuar , 12 Maj 2017
0
Ditën e Enjte Intel lançoi modelin e fundit të familjen Itanium, Itanium 9700. Kjo familje debutoi në 2001 dhe pas këtij procesori nuk do të ketë tjetër. Pas 16 vitesh shuhet familja e procesorëve Intel Itanium Photo Source: Intel

Procesorët Itanium të Intel të cilët i sollën jo pak telashe kompanisë kanë mbërritur në fund të rrugëtimit.

Ditën e Enjte Intel lançoi modelin e fundit të familjen Itanium, Itanium 9700. Kjo familje debutoi në 2001 dhe pas këtij procesori nuk do të ketë tjetër.

Kjo shënon fundin e një udhëtimi 16 vjeçar të një procesori që Intel e shikonte si zëvendësuesin e çipeve x86 në kompjuterat dhe serverat 64-bit.

Mbështetja për këtë familje procesorësh ka qenë në rënie të vazhdueshme dekadën e fundit. Prodhuesit e serverave nuk e ofruan më si harduer, zhvillimi i procesorit ngeli në vend ndërsa Intel joshi përdoruesit me një opsion të ri, procesorët x86 Xeon.

Itanium 9700 dedikohet serverave të rangut të lartë me Unix. I vetmi konsumator i rëndësishëm i tij është Hewlett Packard Enterprise.

Me largimin e Itanium, Intel tani mund të fokusohet në procesorët Xeon, familje e cila u ribrandua javën e kaluar për të përfaqësuar më mirë teknologjitë dhe funksionalitetet e avancuara.

Itanium u zhvilluar nga Intel në bashkëpunim me HP. Ky i fundit kërkonte të zëvendësonte çipin 64-bit PA-RISC ndërsa Intel dëshironte të linte gjurmë me një lider si HP-ja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

Lajmet e fundit>