Lajmet

Pas 16 vitesh StumbleUpon jep lamtumirën

Publikuar , 29 Maj 2018
0
eBay e bleu shërbimin në 2007-ën për 75 milion dollarë por dështoi në përmirësimin e tij. Pas 16 vitesh StumbleUpon jep lamtumirën

16 vite në botën e medias sociale nuk janë pak. Pas debutimit në 2002, platforma e gjetjes së përmbajtjeve StumbleUpon do të mbyllet përfundimisht më 30 Qershor.

Përgjatë ekzistencës së saj, platforma kishte 60 miliard stumble dhe 40 milion përdorues shkruante bashkëthemeluesi në Medium.

StumbleUpon kishte një fuqi të pazakontë në gjenerimin e trafikut. Një prej pikave më të forta ishte thjeshtësia dhe ofrimi i përmbajtjeve me një të klikuar.

eBay e bleu shërbimin në 2007-ën për 75 milion dollarë por dështoi në përmirësimin e tij.

Në 2013-ën pati largime të shumta nga puna ndërsa Camp dy vite më pas bleu shumicën e aksioneve.

Pas dështimeve të njëpasnjëshëme, ata që nisën StumbleUpon besojnë se kanë nxjerrë mësim. Të gjitha llogaritë do të transferohen në shërbimin e ri Mix përpara 30 Qershorit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple: Disa iPad Pro mund të përkulen por është normale

Lajmet e fundit>