Harduer

Pas 18 vitesh Sony nuk do riparojë më PS2

Publikuar , 04 Shtator 2018
0
Sony tha se nuk do të riparojë më sepse pjesët e zëvendësimit po mbarojnë. Pas 18 vitesh Sony nuk do riparojë më PS2

Sony i dha fund mbështetjes për PlayStation 2 pas 18 vitesh nga dalja në shitje e konsolës.

Konsola e lançuar për herë të parë në Mars të 2000, mbetet më e shitura në histori.

Prodhimi i pajisjes ndaloi në 2012-ën, pas gjashtë vitesh nga debutimi i PS3.

Sony tha se nuk do të riparojë më sepse pjesët e zëvendësimit po mbarojnë.

Kompania falenderoi konsumatorët për besnikërinë e tyre. Më shumë se 150 milion PlayStation 2 janë shitur.

Modeli më i fundit, PS4 është shitur në vetëm 80 milion njësi. Rivali Xbox One i Microsoft është shitur vetëm 40 milion njësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei korr sukses me partneritetet në 5G pavarësisht lobimit Amerikan

Lajmet e fundit>