Lajmet

Pas 24 orëve, iOS 6 e kanë 15 për qind e pajisjeve të Apple

Publikuar , 21 Shtator 2012
0
Pas 24 orëve, iOS 6 e kanë 15 për qind e pajisjeve të Apple

Njerëzit mund të jenë duke pritur jashtë dyqaneve të Apple për të blerë pajisjen iPhone 5, por veçoria më e madhe e kësaj pajisjeje (përveç ekranit më të gjatë) është tashmë në dispozicion për miliona përdorues: iOS 6.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Chitika, rezulton se që nga lëshimi i vet, do me thënë para dy ditëve, deri dje, këtë sistem e kanë 15 për qind të pajisjeve iPhone dhe pajisjet e tjera me iOS.

iOS 6 ka qenë në dispozicion për zhvilluesit prej disa muajsh, por nuk ishte përfunduar, ku vetëm para një jave, u bë lëshimi i përditësimit përfundimtar. Edhe atëherë, ishte vetëm ditë e mërkurë, një javë pas lajmërimit të iPhone 5, që është versioni më i ri i sistemit operativ mobil të Apple, i cili u bë publik për miliona përdorues.

iPhone që nga versioni 3GS dhe çdo iPad përveç të parit janë në gjendje që ta bëjnë kalimin në iOS 6, por jo çdokush e mori një lajmërim dhe pastaj klikoi “OK”.

Përdoruesit e fuqishëm do të futeshin menjëherë në Mac-ët e tyre, të ruajnë të dhënat dhe të shkarkojnë përditësimin përgjatë iTunes. Por njerëzit që presin të marrin përditësimin përgjatë “ajrit”, ose përdoruesit që duan të presin që vrimat të arnohen, mund të jenë duke pritur.

Ende, vetëm pas 24 orëve sa ishte në dispozicion, iOS 6 arriti të përbëjë 15 për qind të trafikut me iOS të faqeve të vëzhguara nga ndërmarrja reklamuese dhe që bën përcjellje, Chitika.

Për shkak se përditësimi është relativisht jo aq i rëndë dhe aplikohet tek të gjitha pajisjet që janë të vjetra të paktën dy vite, aspiratori është më e shpejt se ajo e parë nga versionet më të reja të sistemit Android, për të cilin çdo gjë duhet të shkojë përgjatë verifikimeve dhe ndryshimeve nga bartësit.

LEXO EDHE:  Surface i ardhshëm vjen edhe në ngjyrë të zezë

Versioni i fundit i Android, 4.1 ose “Jelly Bean”, mund të gjendet vetë në 1.5 për qind të pajisjeve pas dy muaj, që kur është në dispozicion, tha në një artikull tjetër Chitika.

Nëse doni të dini gjërat më të rëndësishme për iOS 6, ju këshillojmë që të klikoni këtu. (PC World Albanian)

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>