Lajmet

Pas 25 vitesh Internet Explorer jep lamtumirën

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Qershor 2022
Ngritja e smartfonëve më pas i dha një goditje të rëndë me telefonët Apple që vinin me shfletuesin Safari dhe Android me shfletuesin Chrome. Pas 25 vitesh Internet Explorer jep lamtumirën Photo Source: Getty Images

Microsoft më të fund ka vendosur të tërheqë versionin konsumator të Internet Explorer. Plani u bë i ditur vitin e kaluar dhe Internet Explorer 11 do të ishte versioni i fundit.

Shfletuesi debutoi në kompjuterët Windows në 1995 dhe nga 2004 kishte 95% të tregut.

Por sot janë Chrome, Safari dhe Firefox që dominojnë. Përdoruesit të cilët duan ti qëndrojnë besnikë Microsoft po drejtohen tek shfletuesi Edge i lançuar në 2015-ën krahas Windows 10.

Popullariteti i Internet Explorer u godit nga debutimi i shfletuesve më të shpejtë si Chrome dhe Firefox ndërsa përdoruesit filluan të përdorin aplikacionet e reja për të naviguar në platforma si Google Search, Facebook dhe YouTube.

Ngritja e smartfonëve më pas i dha një goditje të rëndë me telefonët Apple që vinin me shfletuesin Safari dhe Android me shfletuesin Chrome.

Përdorimi i internetit mobil tejkaloi desktopin për herë të parë në 2016-ën sipas StatCounter.

Po atë vit firma analitike vërejti një ngjitje të Chrome në krye me 60% të tregut. Pjesa tregut e kombinuar se Internet Explorer dhe Edge ishte sa e Firefox.

Shfletuesi Edge ruan një modalitet IE për zhvilluesit të cilët kërkojnë akses në aplikacione të vjetra. Microsoft tha se shfletuesi i vjetër do të mbahet në versionet e vjetra të Windows si 8.1, 7 dhe Windows 10. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Algoritmet e Facebook identifikojnë njerëzit me ngjyrë si primatë