Lajmet

Pas 6 vitesh Google ridizajnon ikonën e Google Play

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Korrik 2022
Përpara ridizajnimit të 2016-ës, ikona kishte më shumë hije. Logoja e re është ende një trekëndësh por skajet janë më të rrumbullakëta krahasuar me logon aktuale. Pas 6 vitesh Google ridizajnon ikonën e Google Play

Hera e fundit që Google ka ndryshuar logon e Google Play ka qenë 2016-ta kur Play Movies & TV, Music dhe Newsstand ishin aktivë. Pas gjashtë viteve Google Play Store do të ketë një logo të re.

Përpara ridizajnimit të 2016-ës, ikona kishte më shumë hije. Logoja e re është ende një trekëndësh por skajet janë më të rrumbullakëta krahasuar me logon aktuale.

Gjithashtu katër ngjyrat janë më afër katër ngjyrave të Google, një trend që po ndihet kohët e fundit nga kompania. Ngjyrat blu dhe jeshile janë më pak vibrante ndërsa ngjyra blu zë një hapësirë të konsiderueshme.

Vetëm një version me rezolucion të ulët i ikonës është i disponueshëm sot. Ikona e re është në Gpay dhe Google Pay por ende askund live në Play Store apo play.google.com. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  HBO Max debuton në 15 vende të reja