Lajmet

Pas 8 vitesh Halo 4 mbërrin për desktopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2020
Mbase më e rëndësishme për gamers është debutimi i lojës për Xbox Series X dhe Series S më 17 Nëntor. Pas 8 vitesh Halo 4 mbërrin për desktopët

Halo 4, loja e parë e lançuar nga 343 Industries, do të mbërrijë tek kompjuterët Windows më 17 Nëntor bëri të ditur Microsoft.

Versioni i rimodeluar i lojës do të jetë i fundit i koleksionit Master Chief që debutoi vitin e kaluar dhe gradualisht është shtuar në seritë Halo.

Mbase më e rëndësishme për gamers është debutimi i lojës për Xbox Series X dhe Series S më 17 Nëntor.

Halo 4 për herë të parë debutoi më 6 Nëntor 2012 si ekskluzivitet i Xbos 360. Loja do të kushtojë 39.99 dollarë si pjesë e koleksionit Master Chief Collection.

Por gamers mund ta përfitojnë edhe si pjesë të Xbox Game Pass for PC. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  One UI 3.1 barazon në funksionalitet Galaxy S21 me S20