Blog

Pas 84 vitesh kompania ndalon së prodhuari kamera

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Qershor 2020
0
Mbërritja e smartfonëve, ishte një prej faktorëve kryesorë sipas firmës. Kompania ka shënuar vetëm humbje në tre vitet e fundit. Pas 84 vitesh kompania ndalon së prodhuari kamera

Olympus, një prej markave më të njohura të kamerave, do të shesë biznesin pas 84 vitesh. Firma tha se pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, tregu i kamerave dixhitale nuk ishte më fitimprurës.

Mbërritja e smartfonëve, ishte një prej faktorëve kryesorë sipas firmës. Kompania ka shënuar vetëm humbje në tre vitet e fundit.

Kompania Japoneze ndërtoi kamerën e saj të parë në 1936 pas disa vitesh prodhim mikroskopësh. Olympus vijoi të ndërtonte kamera për gjatë dekadave duke u bërë një prej liderëve të tregut.

1970 ishte pika e lartë e kompanisë ku kamerat reklamoheshin nga njerëz të famshëm. Në 2011 kompania u përball me një skandal madhor financiare ku përfshiheshin disa ekzekutivë të lartë.

Tashmë po përpiqet të shesë pjesë të biznesit në mënyrë që marka e saj si lentet Zuiko të përdoren nga produktet e një firma tjetër. Kompania nuk ndaloi së prodhuarit mikroskopët dhe e vuri teknologjinë e saj optike në shërbim të pajisjeve shkencore dhe mjekësore si endoskopët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kartat e kreditit, shqiptarët kanë numrin më të ulët në Evropë

Tags >

Olympus