Biznes

Pas ABCom Vodafone Albania blen një tjetër operator

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Dhjetor 2020
Pranë Autoritetit të Konkurrencës është njoftuar përftimi i kontrollit të shoqërisë ApNet SHPK nga shoqëria ABCom SHPK sipas një kontrate të 6 marsit të këtij viti. Lidhur me këtë blerje AK është njoftuar në muajin korrik. Pas ABCom Vodafone Albania blen një tjetër operator

Në muajt e parë të këtij viti Vodafone njoftoi blerjen e ABCom operatorit më të madh kabllor në vend. Transaksioni mori në atë kohë miratimin e  Autoritetit të Konkurrencës. Por kur sapo kishte mbyllur këtë kalim ABCOm nën pronësinë e re duket se zgjeroi menjëherë terrenin, këtë herë duke blerë një tjetër operator që ofron shërbime të komunikimeve elektronike kryesisht transmetime televizive kabllore.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është njoftuar përftimi i kontrollit të shoqërisë ApNet SHPK nga shoqëria ABCom SHPK sipas një kontrate të 6 marsit të këtij viti. Lidhur me këtë blerje AK është njoftuar në muajin korrik.

Në njoftimin e Konkurrencës bëhen me dije detajet sa i takon kompanive të përfshira në transaksion ndërkohë që ftohen palët e interesuara të japin opinion.

Pala blerëse: ABCom SHPK, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e regjistruar më datë 08.01.2001. Objekti i shoqërisë është të ideojë, zbatojë dhe të menaxhojë rrjete të telekomunikacionit dhe transmetimit të të dhënave dhe interkoneksionet në përgjithësi, të sigurojë shërbime audio dhe/ose audiovizive etj

Pala shitëse:

Shitësi 1: Intel Media SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar. Objekti i shoqërisë është shërbime në lidhje me turizmin, online marketing, programim dhe implementim që lidhet me produkte digitale, ndërmjetësim ndërmjet klientëve dhe provider të moduleve teknologjike të prenotimeve online.

Shitësi 2: Teeb-Center SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar. Objekti i shoqërisë është ofrimi i shërbimeve telefonike të lëvizshme dhe të palëvizshme në shkallë kombëtare, shërbime radioje, shërbime globale të komunikimeve, eksport, import të mallrave të ndryshme.

LEXO EDHE:  Firma lider e sigurisë kibernetike hakohet me teknika që nuk i ka hasur kurrë më parë

Target: ApNet SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e regjistruar më datë 10.03.2020. Objekti i shoqërisë është ofrimi i shërbimit të komunikimeve elektronike, kryesisht transmetime televizive kabllore dhe shërbime marketing për palë të treta.

Shitja e ABCom tek Vodafone

Nënshkimi i marrveshjes mes Vodafone dhe ABCom nisi në fund të vitit 2019. Në atë kohë Vodafone argumentoi se blerja lidhej me zgjerimin e shërbimeve të teknologjisë Fikse,TV dhe Internet fiks. Konkurrenca miratoi marrëveshjen mes palëve në datë 7 shkurt duke nënvizuar se do të vendoste në monitorim 1 vjeçar veprimtarinë e dy shoqërive duke kërkuar që  të dyja të njoftojnë paraprakisht pranë Autoritetit të Konkurrencës për të gjitha ndryshimet që do të kryejnë në paketat ekzistuese dhe paketat e reja që do të hedhin në treg, gjatë periudhës së monitorimit.

/Monitor