Harduer

Pas Apple edhe Microsoft po ndërton çipet e vet

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Dhjetor 2020
Edhe rivali i Microsoft në cloud, Amazon, po distancohet nga Intel dhe AMD me procesorin e bazuar në ARM Graviton2 që u lançuan vitin e kaluar në AWS. Pas Apple edhe Microsoft po ndërton çipet e vet

Microsoft do të dizajnojë vetë procesorët për serverët dhe pajisjet Surface sipas një raporti të Bloomberg. Procesorët e rinj do të përdoren tek serverët e shërbimeve cloud Microsoft Azure dhe të bazohen në dizajnët e ARM.

Kompania gjithashtu po eksploron përdorimin e një çipi të ri për pajisjet Surface po nuk është e qartë se çfarë faze është progresi. Microsoft aktualisht përdor procesorët Intel për pjesën më të madhe të shërbimeve cloud Azure por edhe për linjën Surface.

Për Surface Lapop 3 dhe Surface Pro X, kompania ka punuar me AMD dhe Qualcomm për të ndërtuar një procesor specifik. Gjithashtu ka ndihmuar në inixhinierimin e procesorin SQ1 për Surface Pro X viitn e kaluar ndjekur nga një variant SQ2 pak muaj më parë.

AMD gjithashtu ka punuar me Microsoft për të ndërtuar një version të përshtatur të procesorit Ryzen për Surface Lapop. Kalimi në ARM për serverët është lajm edhe më i rëndësishëm për serverët.

Nga ana tjetër Microsoft po ndjek hapat e Apple kompani e cila lançoi pak javë më parë procesorin M1 dhe sinjalizuar largimin nga Intel. Aktualisht Intel dominon tregun e serverëve dhe AMD ka marrë pak prej këtij tregu me procesorët e rinj AMD EPYC.

Edhe rivali i Microsoft në cloud, Amazon, po distancohet nga Intel dhe AMD me procesorin e bazuar në ARM Graviton2 që u lançuan vitin e kaluar në AWS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Paniku nga koronavirusi, Bitcoin humbet 20% të vlerës në 24 orë